Kosova e ka kompletuar këtë tetor me dy fitore nga dy ndeshje, duke mposhtur edhe Qipron me rezultat 3-0, pas fitores ndaj Lituanisë (2-1).  Amir Rrahmani, Ermal Krasniqi dhe Emir Sahiti i shënuan golat në këtë takim.  Lojtari më i mirë në ndeshje ishte Amir Rrahmani me notën 8.4, duke treguar paraqitje shumë të lartë. 

Pas tij lartë u vlerësua edhe Ermal Krasniqi që kishte notën 8.1, pasi edhe anësori sulmues ishte i pandalshëm sonte.  Arijanet Muric (7.9) dhe Lumbardh Dellova (7.6), ishin dy të tjerët më të vlerësurit te Kosova.   Notat më të ulëta te Kosova i kishin Edon Zhegrova (6.3) dhe Donat Rrudhani (6.5).  Te mysafirët më i miri ishte Charalampos Charalampous me notën 7.4, ndërsa më i dobëti Andreas Karo (6.1).  Notat e lojtarëve të Kosova dhe Qipros 

/Telegrafi/  

telegrafi sport app