Ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kampionëve mes Real Madrid dhe Bayern Munich iu takoi bavarezëve me rezultat 2-1.

Luis Diaz dhe Harry Kane shënuan golat për bavarezët, ndërsa Kylian Mbappe mbajti gjallë shpresat e mbretërve.


Ishte një ndeshje e fortë dhe me shumë raste, ku portierët bënë diferencën. Sipas SofaScore, portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, u vlerësua me notën 8.9.

Bayern Munich pushton "Santiago Bernabuen" - fitore e madhe ndaj Real Madridit telegrafi.com

Harry Kane (7.8) dhe Joshua Kimmich (7.5) ishin prej lojtarëve më të vlerësuar të bavarezëve.

Në anën tjetër, Andriy Lunin ishte më i miri te Real Madridi, me notën 8.0, ndërsa Kylian Mbappe u dallua me notën 7.9.

Notat e lojtarëve të Real Madridi dhe Bayern Munich


/Telegrafi/

telegrafi sport app