Manchester City ka fituar ndaj Marseilles me rezultat të thellë 3-0 në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ferran Torres, Ilkay Gundogan dhe Raheem Sterling shënuan golat për qytetarët.


Por ishte Kevin De Bruyne që u shpall më i miri i ndeshjes, pasi asistoi dy herë. Ai është vlerësuar me notën 8.6 si më i miri i sfidës.

0dce9454061430cf629a56f01bf4cbcao2

Lojtari më i dobët i sfidës doli portieri i Marseille, Steve Mandanda, me notën 5.3.

Me këtë fitore Manchester City ka gjashtë pikë nga dy ndeshje, ndërsa Marseille mbetet pa pikë.

Notat e lojtarëve të Marseille

Screenshot 9 5

Notat e lojtarëve të Manchester Cityt

Screenshot 10 6

/Telegrafi/

telegrafi sport app