Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, vazhdon të sjellë projekte e bashkëpunime nga më të ndryshmet.

Ajo përpos muzikës, është aktive në rrjete sociale duke publikuar kështu imazhe atraktive nga jeta e përditshme.


Në një postim në rrjetin social Instagram, Nora është fotografuar në një studio muzikore, duke bërë të ditur se është gati për këngën e radhës.

Imazhin e ka publikuar producenti i njohur, Mixey, i cili ka paralajmëruar se janë duke punuar në një projekt veror.

“Vibe veror me shoqen time, Nora Istrefi”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

dd 4 (Foto: Instastory)

Theksojmë se para pesë muajsh këngëtarja ka publikuar këngën “Anna”, në bashkëpunim me reperin Gjiko. /Telegrafi/