Nokauti i Furyt ndaj Wilderit në xhirim të ngadalësuar duket edhe më i jashtëzakonshëm

Në atë që ishte një luftë klasike e të gjitha kohërave me pesha të rënda, Tyson Fury mposhti Deontay Wilder falë një nokauti brutal në raundit e 11-të në meçin e zhvilluar mëngjesin e së dielës.
Boksieri britanik ka arritur të triumfojë ndaj amerikanit në përballjen e zhvilluar në T-Mobile Arena të Las Vegasit duke mbrojtur titullin kampion bote në kategorinë ËBC.
Fury ishte më i mirë në këtë meç duke triumfuar në fund falë një nokauti në raundin e 11-të, nokaut i cili ishte i papërballueshëm për Wilderin.
Videot e nokautit kanë pushtuar tashmë çdo rrjet social, pasi goditja e “Gipsy King” ishte thjesht spektakolare ndaj “Bombarduesit të Bronztë”.
Megjithatë, tashmë ka dalë një video krejtësisht tjetër që tregon dimensionin e vërtetë të goditjet.























































