Kosova është përballur me një situatë tejet të vështirë të dielën, ku një efektiv i policisë mbeti i vrarë nga sulmet në veri të vendit.
Lidhur me ngjarjen në fjalë, ka pasur reagime të shumta nga krerët shtetëror, figurat publike dhe mbarë popullata.
Teksa shumë prej personazheve VIP zgjodhën që të shprehin ngushëllime për familjen e të ndjerit dhe krenari për Policinë e Kosovës, reperi Noizy zgjodhi të tregonte se ishte në gjendje gatishmërie.
Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, reperi shkroi se ishte i gatshëm në rast se është nevoja që t’i bashkohet forcave të vendit kundër serbëve.
“Zot mos na provo…por nëse duhet jemi gjithmonë të gatshëm. Jam shumë i sigurte”, shkroi Noizy.
Fotografia shfaqte një efektiv të policisë, duke mbajtur në duar flamurin me stemën e Policisë së Kosovës.
Përndryshe, situata në veri të vendit një ditë pas ngjarjes tragjike, duket të jetë më e qetë. /Telegrafi/