NLB Banka është e orientuar në digjitalizimin e shërbimeve që ndikojnë në uljen e shfrytëzimit të letrës dhe mbrojtjen e ambientit. Në vitin 2021, Banka ka filluar iniciativën “Ta duam dhe ta mbrojmë natyrën” për të promovuar rëndësinë e ruajtjes së drunjëve ekzistues duke realizuar operacione bankare pa letër dhe njëkohësisht duke dhuruar në gjelbërimin e hapësirave publike.


IMG 3068

Në kuadër të kësaj iniciative, Banka sot ka dhuruar 76 drunjë për mbjellje në qytetin e Prishtinës në Rr. Dëshmorët e Kombit. Donika Çeta, Drejtore në Drejtorinë e Parqeve dhe Hapësirave Publike në Komunën e Prishtinës, u shpreh falënderuese për donacionin e dhënë nga Banka dhe u bëri thirrje edhe bizneseve tjera të ndjekin shembullin e mirë të NLB Bankës për të kontribuar në ambient.

IMG 3042

“Shpresojmë që përmes kësaj iniciative të ndikojmë në vetëdijesimin e qytetarëve për kursimin e letrës dhe mbrojtjen e ambientit. Sot kemi dhuruar drunjë për mbjellje në qytetin e Prishtinës, dhe në vazhdim të kësaj iniciative do të dhurojmë për ambientin duke gjelbëruar edhe hapësira tjera. Ne si Bankë me përgjegjësi sociale jemi të përkushtuar në operacionet bankare pa letër dhe promovojmë fuqishëm këtë kulturë, prandaj këtë vit do të reduktojmë përdorimin e letrës deri në 20% krahasuar me vitin paraprak” tha Iliriana Nreca, Drejtore për Marketing dhe Marrëdhënie me Publikun.

54646

NLB Banka do të vazhdoj të kontribuojë në aktivitete dhe projekte të ndryshme që ndikojnë në përmirësimin e kushteve në mjedisin ku punojmë dhe jetojmë.

IMG 2428