LAJMI I FUNDIT:

NLB Bank në Kosovë prezanton produktin më të ri në tregun bankar ‘NLB Pay – Kuleta Dixhitale’

NLB Bank në Kosovë prezanton produktin më të ri në tregun bankar ‘NLB Pay – Kuleta Dixhitale’

Sot NLB Banka sh.a. në prezencën e medieve dhe klientëve të bankës prezantoi produktin më të ri në tregun bankar të Kosovës, NLB Pay – Kuleta Dixhitale, aplikacion në telefonin mobil, i cili mbështet të gjitha kartelat e brendit MasterCard.

Ky produkt unik në tregun kosovar lejon klientët e NLB Bank të ekzekutojnë pagesat e tyre në terminalet POS në vend dhe jashtë vendit përmes telefonit mobil i cili i zëvendëson kartelat fizike.

Të pranishëm ishin Kryetari i Bordit Udhëheqës të NLB d.d. në Lubjanë, Blaž Brodnjak, kryetari i Bordit Udhëheqës të NLB Bankës sh.a. Prishtinë, Albert Lumezi, Vanya Manova, menaxhere rajonale për Bullgari, Maqedoni Veriore, Shqipëri dhe Kosovë në Mastercard dhe Aleksander Kurtevski, drejtor menaxhues në Bankart, Slloveni.

Kryetari i Bordit Udhëheqës të NLB d.d., Blaž Brodnjak, në fjalën e vet shprehu kënaqësinë që NLB Group, si lider rajonal, lansoi kuletën dixhitale NLB Pay edhe për tregun e Kosovës, gjithmonë me synim që të ofrojë shërbimet dhe produktet më të mira për klientët në tregjet ku vepron.

“Ne jemi shumë krenarë që jemi të parët në tregun e Kosovës për t’iu mundësuar klientëve të bëjnë pagesa përmes telefonit mobil. Aplikacioni NLB Pay ofron mënyrën më moderne, më të lehtë dhe më të sigurt të pagesës për të gjithë klientët e Bankës që përdorin telefon të mençur”, tha Albert Lumezi, kryetari i Bordit Udhëheqës i NLB Banka sh.a.

Të ftuarve gjithashtu iu drejtuan edhe përfaqësuesit e Mastercard dhe Bankart të cilët ishin pjesëmarrës të projektit, duke treguar rëndësinë e projekteve të tilla që sjellin risitë bankare në tregun tonë. Në të ardhmen, pagesa me telefon mobil do të luajë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në jetën tonë të përditshme. Ky aplikacion ofron nivelin më të lartë të mundshëm të sigurisë për përdoruesit e kartelave duke i mbrojtur ata në çdo kohë dhe kudo që paguajnë.

Ky projekt nuk do të ishte i suksesshëm pa bashkëpunimin e të gjitha palëve të përfshira: ekipet e NLB-së, Mastercard dhe Bankart.

NLB Banka sh.a. të gjithë pjesëmarrësve në këtë ngjarje, ua ofroj mundësinë që të paguajnë me telefon përmes aplikacionit NLB Pay donacion në dobi të HANDIKOS në përkrahje të personave me nevoja të veçanta. Shuma e paguar nga të pranishmit do të dyfishohet me donacion nga NLB Banka, në vazhdën e përgjegjësisë korporative dhe përgjegjësisë ndaj shoqërisë.

Për më shumë informacion vizitoni webfaqen zyrtare të Bankës: www.nlb-kos.com.

Artikull i sponsorizuar