LAJMI I FUNDIT:

Njoka (copëza brumi të pjekura)

Njoka (copëza brumi të pjekura)

Nevojiten (për 4 persona):
● 600 g qumësht
● 200 g miell
● 500 g salcë beshamel
● 100 g djathë të renduar
● 100 g gjalpë
● 4 ve
● kripë

Qumështit i shtohen gjalpi dhe kripa, nxehet dhe gradualisht duke e përzier i shtohet mielli.

Hiqet ena nga zjarri, shtohen djathi dhe vezët. Me anë të lugës merret nga një sasi e kësaj mase dhe qitet në ujë të vluar të kripur.


Njokat ("petullat", copëzat e brumit) e ziera qiten në enë zjarrduruese, të lyer me gjalpë, u hidhet sipër salca beshamel dhe futen në furrë të nxehur në 180 shkallë C për t’u pjekur për 20 minuta.

Para shërbimit u hidhet sipër djathi i renduar. Shërbehen me salcë domatesh.