Në komisionin qeveritar për verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës brenda një muaj kanë aplikuar rreth 80 persona.
Sipas Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës (QKRMT),që nga periudha kur ka nisur zyrtarisht ky proces, numri i rasteve të reja ka shënuar rritje për rreth 30 raste të reja.
Drejtoresha e kësaj qendre, Feride Rushiti duke e konsideruar këtë proces si shumë të ndjeshëm bëri të ditur se gjithçka po ecën mirë.
Sipas Rushitit deri tani në komisionit qeveritar për pranimin dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, kanë arritur rreth 80 raste.
Ajo po ashtu deklaroi se numri brenda këtij muaji mund të arrijë deri në 100 raste që kanë aplikuar për t’iu njohur statusi i viktimave të dhunimit gjatë luftës së fundit.
“Është një proces dinamik dhe deri më tani me shifrat që po diskutohet që kanë arritur në Komision rreth 60-80 raste gjatë kësaj jave, pastaj grumbullohen komplet rastet deri të premten që ky numër mund të shkoj afër 100 e më shumë“, u shpreh Rushitit.
Rushiti ka theksuar se gjinia femërore vazhdojnë të dominojnë si viktima të dhunës seksuale gjatë luftës, mirëpo siç thotë ajo ka edhe meshkuj.
“Fatkeqësisht që lufta nuk i ka kursyer as gratë, as vajzat, por as burrat dhe djemtë, dhe natyrisht që në luftë ka pasur përtej grave dhe vajzave të cilat kanë qenë më shumë arenë e targetimit edhe ka qenë më shumë le të themi si urrejtje me shkaktuar në raport me burrat që me prek nderin e familjes, dhe shumë herë dhunimi ka ndodhur në prezencë të familjarëve, fëmije…Ka pasur edhe burra që kanë qenë pre e viktimës së dhunimit kryesisht kem rastet që kanë qenë në këto qendrat e mbajtjes sikur në stacionet policore, apo stacionet e paraburgimit, apo vendet kolektive, pra ka edhe burra por numri i tyre është dukshëm më i vogël sesa numri i grave dhe vajzave që vijnë dhe kërkojnë me aplikua”, tha ai
Sipas pritshmërive të Rushitit deri në fund të vitit 2018 për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit do të aplikojnë nga 1000 deri në 1200 persona.
Përveç rasteve që kanë qenë të ditura më herët, drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës (QKRMT), ka bërë të ditur se janë paraqitur edhe 20 deri në 30 raste të reja.
“Në organizatën tonë kemi vazhdimisht edhe fizikisht që paraqiten edhe përmes formave elektronike apo përmes telefonit që na shkruajnë, interesohen mund të them se numri është 20 deri 30 vazhdon edhe sot i patëm dy raste të reja domethënë vazhdon të rritet dhe ka interesim. Mbi të gjitha duhet ta kuptojmë se është proces mjaftë i vështirë për këtë grup të ndjeshëm është një plagë shoqërore e pa trajtuar ndër vite dhe nuk e kanë të lehtë ata që e marrin vendimin që të aplikojnë sidomos ata persona çofshin gra e burra që vite të tëra e kanë mbajtur mbyllur këtë plagë të luftës”, tha ajo, për kosovapress.
I gjithë procesi i verifikimit të statusit të personave të dhunuar gjatë luftës pritet të zgjasë 5 vite, mirëpo, Feride Rushti nuk e përjashton mundësinë e një afati shtesë.
“Viti i fundit nëse ka shumë aplikacione dhe Komisioni ka me qenë i ngarkuar dhe nuk ka me mujt me i shqyrtua është mundësia me ligj që aplikacionet që vijnë në periudhën pesë vite domethënë vitin e fundit edhe numrin e madh dhe nuk mund të shqyrtohen t’iu jepet edhe një afat shtesë për me i shqyrtua edhe kërkesat aplikuesve në ata drejti, por ne shpresojmë që gjatë këtyre pesë viteve përtej që duhet me punuar me i përkrah direkt me i plotësua formularët dhe me iu përgatitur të gjithë dokumentacionin dhe me i trajtua në proces edhe me fillua me fushata vetdijësuese në nivel nacional dhe të komunitetit”, tha Rushiti.
Përveç Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës(QKRMT), të autorizuara për planifikimin e formularëve të aplikimit të viktimave të dhunës seksuale janë edhe “Medika Kosova”, “Medika Gjakova” dhe “Qendra për Promovimin e të drejtave të Grave”, me seli në Drenas, por formularët mund të dorëzohen edhe direkt në Sekretariatin e Komisionit ose edhe tek zyrtarët e trajnuar dhe të autorizuar në njërën nga zyrat rajonale të departamentit përkatës për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.
Përveç, formularin, personi i cili aplikon për njohjen e statusit si viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës duhet të ketë edhe një raport mjekësor, psikologjik, dëshmi të ndonjë dëshmitari nëse ka, fotografi etj.
Nga data 5 shkurti ka filluar aplikimi për njohjen dhe verifikim e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, dhe i gjithë ky proces pritet të zgjatë pesë vite.
Ndërsa në muajin nëntor të vitit të kaluar, Qeveria ka marrë vendim që pagesa mujore për Viktimat e Dhunës Seksuale gjatë luftës të jetë 230 euro.
Institucionet e shtetit ende nuk kanë shifra të sakta të viktimave të dhunimit gjatë luftës, mirëpo që nga paslufta është përmendur shifra prej 20 mijë personash të dhunuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite