Nxënësit sot humbën një ditë mësimi. Thirrjes së SBASHK-ut për të mos mbajtur mësim dhe mësimdhënësit t’i bashkohen protestës iu përgjigjën shumica e institucioneve arsimore. Njohësi i arsimit, Argjend Osmani, tha se mbështet mësimdhënësit ndërsa ftoi Qeverinë e Kosovës të reflektojë dhe të parandalojë grevën e përgjithshme.
Osmani deklaroi se ekzekutivi duhet të marrë parasysh kërkesat e mësimdhënësve pasi janë një kategori që janë shumë meritor për edukimin e gjeneratave të ardhshme.
“Qeveria duhet të jetë më e arsyeshme, duhet të marrë parasysh kërkesat e mësimdhënësve nuk mund t’i mbyllim sytë dhe veshët për kërkesat e vazhdueshme të tyre që unë i vlerësoj të arsyeshme. Duhet të merret seriozisht parasysh ky proces dhe të shikohen mundësitë për përmbushjen e atyre kërkesave gjithmonë nën kornizën e mundësive që ofron buxheti i Qeverisë së Kosovës. Mirëpo, unë jam plotësisht me mësimdhënësit”, tha Osmani.
Osmani theksoi se me përmirësimin e kushteve për mësimdhënësit do të ketë një përfitim afatgjatë të vet sistemit arsimor.
“Nxënësit humbin me aspekt afatshkurtër por sistemi i arsimit nëse plotësohen këto kërkesa dhe arrihet një marrëveshje me të dyja palët do të fitojnë në aspekt afatgjatë, do të këtë përmirësim të kushteve në sistemin e arsimit ku njëri prej faktorëve më të rëndësishëm është edhe motivimi i mësimdhënësve, andaj unë jam kritikues shumë i madh i Qeverisë që nuk ka bërë mjaftueshëm për të plotësuar këto kërkesa dhe për një kohë të gjatë i kanë neglizhuar ato”, pohoi ai.
Njohësi i arsimit tutje kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të reflektojë dhe të parandalojë grevën e përgjithshme që u paralajmërua sot, në rast se nuk plotësohen kërkesat e SBASHK-ut.
“Qeveria ka pasur kohë mjaftueshëm kohë që t’i shqyrtojë kërkesat e SBASHK-ut dhe kjo zvarritje e paarsyeshme ka dërguar në dramatizimin e gjendjes dhe në marrjen e hapave më ekstrem sikur sot, mirëpo mendoj një greve e përgjithshme do të ishte edhe më i dëmshme për sistemin arsimor dhe për edukimin e rinisë sonë, andaj është koha e fundit që Qeveria të reflektojë, t’i lejë fjalët e bukura por punët e pakta që ka në këtë drejtim, jemi duke pritur veprime konkrete përndryshe me fjalë ky problem nuk zgjidhet”, tha ai.
Sot gjate ditës është mbajtur protesta e punëtoreve nga disa institucione në sektorin publik më kërkesat për miratimin e Ligjit të Pagave dhe ndarjen e 100 eurove për çdo muaj deri në aprovimin e këtij ligji, zbatimin e Ligjit për sigurime shëndetësore dhe për ndryshimin e ligjit për kontributet pensionale. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit