LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me versionin Gemini 1.5, modeli me Inteligjencë Artificiale i Google me përmirësime të mëdha nga modeli paraardhës

Njihuni me versionin Gemini 1.5, modeli me Inteligjencë Artificiale i Google me përmirësime të mëdha nga modeli paraardhës

Javën e kaluar, Google ribrendoi Google Bard-in në Gemini duke lansuar gjithashtu edhe një aplikacion të këtij chatboti i njohur si Gemini Advanced gjithashtu edhe një plan të ri abonimi premium me Inteligjencë Artificiale.

Google njoftoi një tjetër zhvillim të Inteligjencës Artificiale – një model të ri të AI, transmeton Telegrafi.

Ditë më parë gjiganti teknologjik zbuloi modelin e tij të gjeneratës së ardhshme, Gemini 1.5. Edhe pse Gemini 1.0 sapo u lansua në dhjetor. Tani, ky model i ri thuhet se vjen me përmirësime të mëdha nga modeli paraardhës, duke përfshirë një dritare më të gjatë konteksti, kuptim më të mirë dhe një performancë të përmirësuar të përgjithshme.


Modeli është aq i avancuar sa CEO i Google, Sundar Pichai tha se versioni 1.5 Pro që Google po e lanson për testim të hershëm, arrin cilësi të krahasueshme me 1.0 Ultra, modeli më i avancuar gjuhësor (LLM) i kompanisë.

“Dritaret më të gjata të kontekstit na tregojnë premtimin e asaj që është e mundur”, shtoi Pichai.

“Ato do të mundësojnë aftësi krejtësisht të reja dhe do të ndihmojnë zhvilluesit të ndërtojnë modele dhe aplikacione shumë më të dobishme”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Teknologji
iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

Teknologji
Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Teknologji
Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet

Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet

Teknologji
U prezantua kompjuteri me qeliza të trurit të njeriut

U prezantua kompjuteri me qeliza të trurit të njeriut

Teknologji
YouTuberi testoi Samsung Galaxy S25 Ultra, një detaj në telefon e zhgënjeu

YouTuberi testoi Samsung Galaxy S25 Ultra, një detaj në telefon e zhgënjeu

Teknologji
Kalo në kategori