LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me britanikun i cili me taksinë tank transporton dasmorët dhe nxënësit nëpër mbrëmje të maturave

Njihuni me britanikun i cili me taksinë tank transporton dasmorët dhe nxënësit nëpër mbrëmje të maturave

Merlin Batchelor nga Norwichi i Anglisë, ofron një shërbim të pazakontë, taksi-tank për raste të veçanta siç janë dasmat, ditëlindjen, ceremonitë mortore dhe ngjarje të tjera të ngjashme.

Merlin për këtë vozitje të pazakontë kërkon rreth 1.000 dollarë, duke theksuar se tanku-taksi i tij në fakt nuk është tank por një mjet i blinduar që i ka kushtuar 35.000 dollarë, para këto të cilat i investoi për sanimin e disa defekteve teknike, transmeton Telegrafi.

“Fillimisht interesim shprehën fqinjët, më pas miqtë që më kërkonin t’i dërgojë në destinacione të caktuara, e edhe qytetarët që nuk i njihja fare që kërkonin t’i dërgojë në mbrëmjen e maturës”, tha Batchelor për CBS Neës.


Ai kryesisht transporton njerëz për në dasma pasi aktualisht për këtë edhe ka leje, por thotë se është në pritje edhe të transportimit të nxënësve për në mbrëmjet e maturës, ditëlindje dhe ngjarje tjera.

Merlin thotë se kjo vozitje e pazakontë “ofron një kënaqësi të rrallë”.

“Derisa shëtiteni rrugëve, shihni aq shumë njerëz që qeshin me ju dhe bëjnë me gisht kah ju”, shtoi ai.

Por është interesant se për ta siguruar mjetin e tij të blinduar i bie të paguaj më pak sesa për një Honda Civic që e ka në pronësi familja e tij.

Ndryshe një mjet i tillë i blinduar mund të lëvizë me shpejtësi prej 60 kilometra në orë. E për ta mbushur plot një rezervuar, nevojiten 450 litra benzinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Evropa
Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Amerika
Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Botë
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Bosnja
Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Evropa
Kalo në kategori