LAJMI I FUNDIT:

Njëri vret qenin, kryen vjedhje dhe i vë zjarrin shtëpisë – militantët e tjerë të Hamasit vrasin dy civilë izraelitë

Njëri vret qenin, kryen vjedhje dhe i vë zjarrin shtëpisë – militantët e tjerë të Hamasit vrasin dy civilë izraelitë

Një militant i Hamasit është filmuar duke kryer plaçkitje brenda një shtëpie në Izrael, ku pasi qëllon me armë qenin e familjes, i vë zjarrin pronës së familjes hebreje.

Ky akt ka ndodhur në vendin ku janë gjetur qindra izraelitë të vrarë – pra në Be’eri, një komunitet me 1 mijë banorë, ku forcat e sigurisë së Izraelit gjetën 108 të vdekur dhe nga atje u morën peng shumë banorë nga militantët e Hamasit.


Videoja është filmuar me GoPro që ishte e vendosur në helmetën e militantit të Hamasit, ku shihet sesi kryen plaçkitje dhe krejt në fund i vë zjarrin shtëpisë, transmeton Telegrafi.

Momenti kur militantët e Hamasit nën kërcënimin e armës rrëmbejnë izraelitin 10-vjeçar
Lexo po ashtu Momenti kur militantët e Hamasit nën kërcënimin e armës rrëmbejnë izraelitin 10-vjeçar

Madje ai në një moment nxjerr nga frigoriferin një pije freskuese dhe sillet sikur të ishte në pronën e tij, dhe më pas fillon t’i vë zjarrin perdeve me qëllim që tërë pronën ta bëjë shkrumb e hi.

Një video tjetër nga kamerat e sigurisë shfaq militantët e Hamasit, që bëjnë përpjekje të kalojnë portën e lagjes dhe të futen brenda.

Pas disa tentativave të dështuara, aty pranë shfaqet një veturë civile, dhe në momentin që e shohin fshihen derisa të hapet porta.

E kur ndodhë ashtu, ata qëllojnë dy civilë izraelitë që gjendeshin brenda veturës, dhe vazhdojnë drejt lagjes për të kryer vrasje tjera. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar

Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar

Evropa
Sullivan: Jemi të shqetësuar për veprimet e Dodikut, do të reagojmë ndaj kërcënimeve

Sullivan: Jemi të shqetësuar për veprimet e Dodikut, do të reagojmë ndaj kërcënimeve

Bosnja
Tmerr në Gjermani, një burrë në një kafene sulmoi njerëzit me acid - 9 persona përfundojnë në spital

Tmerr në Gjermani, një burrë në një kafene sulmoi njerëzit me acid - 9 persona përfundojnë në spital

Evropa
Dhjetëra ushtarë rusë dorëzohen te ukrainasit, pamje nga fushëbeteja

Dhjetëra ushtarë rusë dorëzohen te ukrainasit, pamje nga fushëbeteja

Evropa
Ukraina rrit prodhimin e dronëve dhe armëve të tjera përballë sulmeve ruse në rritje

Ukraina rrit prodhimin e dronëve dhe armëve të tjera përballë sulmeve ruse në rritje

Botë
Rezultatet e zgjedhjeve në Francë – kush janë fituesit dhe humbësit dhe çfarë do të ndodhë më pas?

Rezultatet e zgjedhjeve në Francë – kush janë fituesit dhe humbësit dhe çfarë do të ndodhë më pas?

Evropa
Kalo në kategori