LAJMI I FUNDIT:

“Njerëzit menduan se ai do të ishte Cristiano i ri” – Ilicic e quan ‘gabim’ transferimin e Mbappes te Real Madridi

“Njerëzit menduan se ai do të ishte Cristiano i ri” – Ilicic e quan ‘gabim’ transferimin e Mbappes te Real Madridi

Ish-sulmuesi i Atalantas dhe Palmeros, Josip Ilicic, ka thënë se transferimi i Kylian Mbappe nga Real Madridi ishte gabim.

Kylian Mbappe ka shënuar tre gola në nëntë ndeshjet e tij të fundit për Real Madridin, ndërsa ka 11 gola dhe dy asistime për Los Blancos.

“Unë mendoj se ka pasur një gabim thelbësor [në nënshkrimin e Real Madridit me Kylian Mbappe]. Në rolin e Mbappe, ka një lojtar [Vinicius Junior] që ishte afër fitimit të Topit të Artë”.


“Dhe atyre u është dashur ta përshtatin atë [Mbappe] si qendërsulmues dhe shumë nuk e shoh mirë aty. Ai po vuan shumë si sulmues. Ai ka më pak hapësirë dhe pak mbështetje për t’u çliruar”, ka thënë ish-sulmuesi i Atalantas, Josip Ilicic për AS.

“Shtojini këtij presioni edhe pritshmëritë e mëdha. Njerëzit imagjinuan ta shihnin atë të bënte atë që bëri Cristiano [Ronaldo], dhe kjo është e pamundur. Ai dhe [Lionel] Messi ishin nga një planet tjetër. Në Francë, për më tepër, ai ndihej më i mbrojtur. Në Madrid, kërkesa është maksimale. Sapo nuk shënon gola, je i pavlerë”.

“Real Madridit i mungon një referencë në sulm, një Benzema që gjithashtu di të luajë me shpinë nga porta, diçka që Mbappe e ka shumë të vështirë”, deklaroi slloveni. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Ndërkombëtare
Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Karate

"Lojtari më i dobët në histori" - tifozët e Real Madridit 'kryqëzojnë' yllin e skuadrës

La Liga
Bayern Munich gjen pasuesin ideal të Neuer, transferimi i tij kërkesë personale e Kompany

Bayern Munich gjen pasuesin ideal të Neuer, transferimi i tij kërkesë personale e Kompany

Bundesliga

"Wirtz dëshiron të bashkohet me Bayern Munich, pastaj të largohet nga Gjermania" - gazetari i njohur jep detaje

Bundesliga
Një karton i kuq ndryshoi ndeshjen, Barcelona i hakmerret Real Sociedadit dhe del e vetme në vendin e parë

Një karton i kuq ndryshoi ndeshjen, Barcelona i hakmerret Real Sociedadit dhe del e vetme në vendin e parë

La Liga
Kalo në kategori