Njëmbëdhjetë ditë fushatë presidenciale, kandidatët në çdo qytet për të kërkuar vota
![Njëmbëdhjetë ditë fushatë presidenciale, kandidatët në çdo qytet për të kërkuar vota](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/11-1-780x439.png)
Fushata për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut e cila ka nisur më 4 prill, tashmë është futur në javën e dytë. Kandidatët për president gjatë ditës së sotme kanë vazhduar takimet me qytetarët dhe aktivitetet e tyre.
Në takimin me qytetarët në Kratovë dhe Nagoriçan të Vjetër, kandidati për president Stevo Pendarovski tha se OBRM-PDUKM-ja opozitare dhe kandidatja e tyre për presidente, nuk kanë ide apo plan se çfarë të bëjnë me procesin e integrimeve evropiane.
“Thonë, më mirë të jesh vetëm sesa të shkosh me kontrata të tilla poshtëruese. Këtu le të bëjnë një marrëveshje më të mirë. A dinë ata të bëjnë një marrëveshje më të mirë? Për të bërë një marrëveshje më të mirë ju duhet të keni miq ndërkombëtarë, ata nuk kanë asnjë, dhe këto marrëveshje për të cilat ata flasin janë bërë me ndihmën e miqve ndërkombëtarë. SHBA-të dhe Evropa qëndrojnë prapa marrëveshjeve, dhe ato OBRM-PDUKM nuk kanë shumë miq në Evropë, nuk kanë fare në SHBA”, tha Pendarovski.
Kandidatja e OBRM-PDUKM-së Gordana Siljanovska-Davkova, në aktivitetin e saj gjatë ditës së sotme tha se si presidente do të interesohet vazhdimisht për interesat e qytetarëve.
“Shpresoj që një përbërje e përgjegjshme e deputetëve do të më dëgjojë. Nëse qeveria propozon ligje që janë në kundërshtim me kushtetutën, e para, do të paralajmëroj në mënyrë të denjë dhe kulturore, pra në mënyrë femërore më pas do të përdor veton. Nëse dështon vetoja, do të bëj nismë para Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë, mund të protestoj edhe me qytetarët nëpër rrugë, anëtarët e mi të Këshillit Gjyqësor nuk do të jenë marioneta partiake, do të jenë juristë të lartë!”, tha Gordana Siljanovska.
Kandidati Stevço Jakimovski sot ka qëndruar në Prilep, prej ku tha se në atë vend ka filluar lufta për liri dhe pavarësi të Maqedonisë.
“Si presidenti i ardhshëm dhe komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura që jetojmë në një kohë të vështirë, të ngarkuar me luftëra që mund të përhapen në tokën evropiane. Apeloj që të përgatitet vendi për mot të stuhishëm duke siguruar armë, municione, prodhim dhe magazinim ushqimor. Është shumë e rëndësishme se kush do të jetë komandanti i përgjithshëm”, tha Jakimovski.
Fronti Europian sot ka vazhduar aktivitetet parazgjedhore në komunën e Krushevës, ku ka folur edhe kandidati për president Bujar Osmani, i cili tha se “Fronti Europian” është moment historik në përpjekjet për të garantuar një jetë më të begatë.
“Secila votë ka vlerë dhe rëndësi e veçanërisht këtu në Krushevë. E keni natyrën më të bukur në vend dhe të jeni krenar për të, ta ruani për brezat e ardhshëm. Bashkim më të madh nuk ka pasur në këto vitet e fundit e nëse llogaritet këtu edhe partitë tjera dhe kështu bashkim ka ndodhur në 91 në demokraci, në 2001 kur ishte prirja për liri dhe barazi dhe tash në 2024 jemi bërë bashkë, secili nga këto momente bashkimi ka hapur kapitull të ri. Fronti Europian është moment historik në përpjekjet tona për të garantuar një jetë më të begatë për ne”, tha Osmani.
Biljana Vankovska, kandidate për president e “Të Majtës”, e ka vazhduar fushatën me takime me qytetarët e Komunës Aerodrom. Vankovska theksoi se vendbanimi i cili është ndërtuar në kohën e socializmit, për fat të keq autoritetet e reja nuk mund ta përmirësojnë dhe ta bëjnë më mirë.
“Jam e habitur që kandidatët presidencialë që luftojnë për postin e parë në vend nuk kanë shprehur ende asnjë fjalë solidariteti me popullin palestinez dhe kundër gjenocidit që po ndodh në Gaza. E kanë gojën plot me Bashkimin Evropian. Dhe unë, me këtë shami, sot shpreh solidaritetin me shokun tim Yannis Varoufakis, i cili dje u ndalua të paraqitej në Gjermani me kërcënimin e ndjekjes penale për mbrojtjen e çështjes palestineze. Aktivistët në Gjermani morën një goditje të rëndë nga policia gjermane”, tha Biljana Vankovska.
Kandidati për President nga radhët e VLEN Arben Taravari me iniciativë të Forumit Rinor të VLEN në degën e Vrapçishtit, nëpërmjet aktivitetit sportiv, shëtitje me biçikleta kanë bërë prezantimin e platformës presidenciale në këtë komunë.
“Sot vazhdojmë me fushatën me një aktivitet pak më ndryshe. Me iniciativë të Forumit Rinor të VLEN në degën e Vrapçishtit, organizuam një aktivitet sportiv, me biçikleta. Do të lëvizim nëpër disa shtigje që janë interesante dhe shumë të këndshme në këtë rajon. Besoj që do të takojmë njerëz të tjerë, do të bashkëbisedojmë do të shpalosim programin tonë. Mbi të gjitha do të bashkëbisedojmë me rinistë për problemet, telashet dhe sfidat e tyre. Kështu që një ditë me aktivitet në fushatë pak më ndryshe se sa ditët tjera”, tha Taravari.
Maqedonia është në regres në të gjitha fushat, veçanërisht në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe drejtësisë, tha kandidati për president, Maksim Dimitrievski.
Ai theksoi raportin e Bankës Botërore me qëndrimin se Maqedonia ka rritjen dhe zhvillimin më të ulët ekonomik në të gjithë rajonin. Ai premtoi se nëse merr besimin, nga pozita e presidentit, do të propozojë në radhë të parë formimin e një ekipi të posaçëm që do të ndërtonte një strategji për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474760921_947659314132869_9216424812865863447_n-780x439.jpg)
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike
![Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/partite-fushata-780x439-1.jpg)
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë
![Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/donald-trumpo-780x439.jpg)
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë
![“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-25-780x439.png)
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane
![Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/tyujki-780x439.jpg)
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua
![Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-1_1498320632-476220-1-1-e1739985688141-780x439.jpg)
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame