LAJMI I FUNDIT:

Një zjarr masiv në repartin e të prekurve me COVID-19 vret dhjetëra persona në Irak

Një zjarr masiv në repartin e të prekurve me COVID-19 vret dhjetëra persona në Irak

Më shumë se 50 njerëz kanë vdekur pasi një zjarr shpërtheu në një repart izolimi të personave të prekur nga coronavirusi në një spital në Irak.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarri në spitalin Al-Hussein në qytetin jugor të Nasiriya u vu nën kontroll të hënën vonë.

Shkaku i zjarrit është i paqartë, por raportet fillestare sugjerojnë se ai filloi pasi shpërtheu një rezervuar oksigjeni.


Kryeministri i Irakut, Mustafa al-Kadhemi, urdhëroi arrestimin e shefit të spitalit ndërkohë që familjarët e pacientëve kanë protestuar jashtë ndërtesës.

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi përplasje me policinë dhe djegie të dy automjeteve të policisë.

Reparti i ri kishte hapësirë për 70 shtretër dhe u ndërtua vetëm tre muaj më parë, thanë zyrtarët mjekësorë për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Një zyrtar rajonal i shëndetësisë tha se të paktën 63 njerëz ishin brenda kur filloi zjarri.

“Dëgjova një shpërthim të madh brenda reparteve të koronavirusit dhe zjarri kishte shpërthyer shumë shpejt”, i tha një roje spitali, agjencisë së lajmeve Reuters. Një operacion kërkimi po vazhdon.

Ndërkohë kryetari i parlamentit të Irakut, Mohamed al-Halbousi shkroi në Twitter se flakët ishin “prova e qartë e dështimit për të mbrojtur jetën e Irakut dhe është koha t’i jepet fund këtij dështimi katastrofik”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Amerika
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Amerika
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Amerika
Kalo në kategori