LAJMI I FUNDIT:

Një vit nga dhunimi dhe vrasja e 11 vjeçarit nga Fushë Kosova, nis peticioni me tri kërkesa

Një vit nga dhunimi dhe vrasja e 11 vjeçarit nga Fushë Kosova, nis peticioni me tri kërkesa

Në një vjetorin e vdekjes së 11 vjeçarit nga Fushë Kosova, Kujtim Veselit, aktivistë të shoqërisë civile kanë lansuar peticionin online, ku ndër të tjerash kërkojnë nga Qeveria e Kosovës kompensim për shkeljen e të drejtave të njeriut për familjen e Kujtim Veselit.

Këta të fundit po vlerësojnë se dështimi i institucioneve në mbrojtjen e jetës së Kujtim Veselit, shpërfaq racizëm dhe qasje diskriminuese ndaj komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë.

Në emër të shoqërisë civile, Gazmend Qyqalli, ka thënë se Policia e Kosovës ishte e njoftuar për dhunimin seksual të Kujtimit nga S.O në janar 2019, ndërkaq nuk e kanë intervistuar atë deri në prill të atij viti, derisa ka theksuar se përkundër fakteve të shumta, Policia e ka lënë të lirë S.O-në.


“Sot janë bërë 1 vit nga dhunimi seksual dhe vrasja e Kujtim Veselit, djalit 11 vjeçar nga Fushë Kosova. Dështimi i parandalimit të këtij krimi është shkelje e të drejtave të njeriut dhe shpërfaqë qasjen raciste e diskriminuese të institucioneve të Kosovës. Policia ishte njoftuar për dhunimin seksual të Kujtimit nga S.O në janar 2019, ndërkaq nuk e kanë intervistuar atë deri në prill 2019. Gjatë marrjes në pyetje Polici, S.O e kishte pranuar se e kishte dhunuar seksualisht Kujtimin. Në këtë kohë S.O kishte 15 aktakuza dhe 26 kallëzime penale aktivë para Policisë e Prokurorisë. Policia dhe Prokuroria u njoftuan për dhunimin seksual edhe nga vetë Kujtimi, nëna e tij, babai i S.O-së dhe Qendra për punë Sociale. Përkundër këtyre fakteve Policia lanë S.O të lirë”, ka thënë ai.

Se ka pasur shkelje në trajtimin e këtij rasti e thotë edhe avokatja, Rina Kika, e cila ka theksuar se edhe në raportin e Avokatit të Popullit, thuhet se ka shkelje të drejtave të njeriut për rastin në fjale.

Për këto shkelje ajo thotë se po lansohet peticioni online, i cili do të jetë i hapur për qytetarët deri më 11 gusht.

“Shkeljen e të drejtave të njeriut në këtë rast e ka konstatuar edhe avokati i popullit në raportin të cilin e ka nxjerr në dhjetor të vitit 2019. Në këtë raport konstatohet se Kujtimit i është shkelur e drejta në jetë dhe e drejta e fëmijës për të qenë i lirë nga dhuna dhe keqtrajtimi. Dhunimi seksual dhe vrasja e Kujtimit ka qenë krejt e parandalueshme. Policia dhe Prokuroria kanë qenë të obliguara ta arrestojnë dhe burgosin S.O-në”.

“Prandaj sot në 1 vjetorin e vrasjes së Kujtimit po lansojmë një peticion për qytetarët dhe i përmban 3 kërkesa. Kërkesa e parë për Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit: Kërkim falje publike ndaj familjes së Kujtim Veselit për shkeljen e të drejtës së tij dhe neglizhimin e rastit. Nga kryeprokurori i Shtetit dhe Prokuroria e Shtetit, inicim i hetimeve të pavarura penale të prokurorëve dhe zyrtarëve policorë përgjegjës për rastin, si dhe sjelljen para drejtësisë të personave përgjegjës për mos- kryerjen e detyrës zyrtare dhe shkeljen e statusit të barabartë të shtetasve të Republikës së Kosovës. Kërkesa e tretë nga Qeveria e Kosovës kompensim për shkeljen e të drejtave të njeriut për familjen e Kujtim Veselit”, ka thënë ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori