LAJMI I FUNDIT:

Një vit burgim ndaj të akuzuarit që pranoi se gjuajti një granatë dore në oborrin e të dëmtuarit

Një vit burgim ndaj të akuzuarit që pranoi se gjuajti një granatë dore në oborrin e të dëmtuarit

 Edmond Nokaj është dënuar me 1 vit burgim efektiv pasi e ka pranuar fajësinë se në qershor të këtij viti, në oborrin e shtëpisë së të dëmtuarit, Artan Bezhi, ka gjuajtur një granatë dore dhe se ka mbajtur armë pa leje.

Sipas aktgjykimit që është shpallur nga gjykatësi Drilon Haraçia, i akuzuari Nokaj për veprën penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm është dënuar me 11 muaj burgim, ndërsa për veprën penale të armëmbajtje pa leje me 3 muaj burgim.

Më pas, ndaj të akuzuarit është shqiptuar dënimi unik me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti për të dy veprat penale.


Të njëjtit gjykata ia ka vazhduar edhe masën e paraburgimit, mirëpo paraburgimi nuk mund të jetë më e gjatë se sa dënimi i shqiptuar me burgim.

Ndryshe, i akuzuari Nokaj e ka pranuar fajësinë në seancën fillestare, ndërsa i dëmtuari kishte deklaruar se nuk i bashkëngjitet ndjekjes penale dhe se nuk kërkon kompensim dëmi.

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë thuhet se, Nokaj më datë 27 qershor 2022 rreth orës 03:10 në fshatin Marmullë të Komunës së Gjakovës, saktësisht në oborrin e shtëpisë së të dëmtuarit Artan Bezhi, me dashje, me veprime dhe me mjet të rrezikshëm, shkakton rrezik të përgjithshëm për jetën e njerëzve, raporton betimiperdrejtesi.

Sipas aktakuzës, ai këtë e ka bërë në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme në mes të pandehurit dhe të dëmtuarit, natën kritike derisa i dëmtuari me familjarët e tij kanë qenë në shtëpi, i pandehuri duke përdorur mjetë shpërthyes – granatë dore, të njëjtën e gjuan në oborrin e shtëpisë së të dëmtuarit i cili mjet eksplodon dhe pasi që i dëmtuari dëgjon zhurmën del në oborr ku vëren automjetin e të pandehurit në largim e sipër, me çka në këtë mënyrë i pandehuri me veprim të kundërligjshëm i shkakton rrezik për jetën të dëmtuarit dhe familjes së tij.

Me këto veprime akuzohej se ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Tutje sipas aktakuzës, i njëjti po ngarkohej edhe me veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe atë një granatë dore të cilën e ka përdorur dhe e njëjta ka eksploduar si në pikën e parë të dispozitivit të kësaj aktakuze, ndërsa nga bastisja dhe kontrolli në shtëpinë e tij janë gjetur pesë fishekë të kalibrit deri më tani të panjohur, të cilët më pas janë sekuestruar nga hetuesit policor.

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori