Në Bjellorusi është gjetur një varr masiv me mbetjet mortore të cilat dyshohet se u takojnë mbi njëmijë hebrenjve të vrarë nga nazistët.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, kockat e burrave, grave dhe fëmijëve me plagë me armë zjarri në kafkat e tyre janë gjetur në një vend ndërtimi në qytetin e Brestit, në kufirin polak.


ff1 6

Siç thuhet më tej, skeletët e rreth 600 personave janë gjetur deri më tani, me ushtarët e Bjellorusisë - të vendosur për të kryer punën – duke gjetur mbetjet e rreth 40 njerëzve çdo ditë, në vendin e varrimit famëkeq.

Ndërsa zyrtarja e qytetit, Anna Kondak ka thënë: "Ne presim që numri i viktimave të kalojë mbi 1,000".

ff2 6

Të vdekurit besohet të kenë qenë viktima të Holokaustit të nazistëve nga Lufta e Dytë Botërore, thonë zyrtarët.

Viktimat ishin nga getoja hebreje në Brest, ku deri në 28,000 hebrenj jetonin në vitet 1941-42.

Rreth 17,000 vetë dihet se janë vrarë në tetor të vitit 1942 afër stacionit hekurudhor të Bronnaya Gora, ndërsa mijëra të tjerë gjithashtu janë supozuar të jenë therur.

ff3 3

Të dhënat historike thonë se viktimat u urdhëruan nga forcat e Hitlerit për t'u zhveshur përpara se të qëlloheshin.

Zbulimi i fundit i mbetjeve njerëzore erdhi gjatë gërmimeve për ndërtimin e një rezidence të re luksoze dhe një qendre tregtare, kanë thënë autoritetet. /Telegrafi/