Trajnerja e fitnesit, Tiffiny Hall, ka shpjeguar pse gratë, pavarësisht stërvitjes, e kanë të vështirë të heqin qafe stomakun pas lindjes së fëmijës.
Ajo beson se shumë nëna bëjnë gabim duke u përpjekur të rikthehen në formë pas lindjes së një fëmije, sepse edhe ajo vet ka kaluar të njëjtën gjë.
Tiffiny solli në jetë fëmijën e saj të dytë në fillim të vitit dhe pranon se rikthimi në formë ishte më i vështirë sesa kur e solli në jetë djalin e saj katër vite më parë.
Gjatë procesit të “heqjes së barkut”, ajo vendosi të vizitojë një fizioterapist, këtë herë pasi nuk mund të hiqte qafe barkun e saj. Trajnerja mësoi nga fizioterapisti se po fokusohej në zonën e gabuar gjatë ushtrimeve.
Në videon që ka shpërndarë në Instagram, ajo ka treguar se çfarë po bënte gabim në të vërtetë gjatë stërvitjes.
“Po punoja shumë, por në pjesët e gabuara të trupit. Nuk e kisha idenë. Po përpiqesha të forcoja pjesën e sipërme të barkut, por nuk po i kushtoja të njëjtën vëmendje pjesës së poshtme. Pra, barku i poshtëm nuk ishte përfshirë fare”, ka thënë ajo.
Hall ka shtuar se shumë femra si ajo fokusohen në shtrëngimin e stomakut, por problem është pjesa e poshtme, e cila zakonisht nuk ndikohet nga ushtrimet që kryejnë. /Telegrafi/