Një test i ri gjaku mund të parashikojë rikthimin e kancerit të gjirit përpara se të shfaqen simptomat – thotë një studim i huaj

Një test i ri gjaku mund të parashikojë rrezikun e rikthimit të kancerit të gjirit tre vjet përpara se ndonjë tumor të shfaqet në skanime, një zbulim i madh që mund të ndihmojë më shumë gra të mposhtin sëmundjen e rëndë.
Ndonëse trajtimi për kancerin e gjirit është përmirësuar në dekadat e fundit, kanceri shpesh kthehet, dhe nëse ndodh, zakonisht kthehet në një fazë më të avancuar, shkruan The Guardian.
Por, tani hulumtimi i paraqitur në konferencën më të madhe në botë për luftimin e kancerit, ka treguar se një biopsi e lëngshme e personalizuar mund të sigurojë një shenjë paralajmëruese shumë të hershme se kanceri po kthehet.
Rezultatet nga një testim, të zbuluara në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike në Çikago, mund të ndihmojnë se cilat gra kanë nevojë për terapi parandaluese dhe cilët pacientë mund të kursehen nga terapitë.
Testi zbulon sasi të vogla të ADN-së së kancerit në qarkullimin e gjakut. Rezultatet e testimit treguan se mund të parashikohet me saktësi rrezikun e rikthimit të kancerit, muaj apo edhe vite përpara se të fillojnë të shfaqen shenjat ose simptomat e zakonshme.
Studiuesit në qendrën kërkimore të Breast Cancer Now Toby Robins në Londër ishin në gjendje të identifikonin çdo pacient në testim, të cilëve iu rishfaqën simptomat. Koha mesatare e rikthimit të kancerit ishte 15 muaj, derisa më e gjata ishte 41 muaj.
“Zbulimi i hershëm është një nga armët tona më të mëdha kundër kancerit të gjirit dhe këto gjetje fillestare, të cilat sugjerojnë se testet mund të jenë në gjendje të zbulojnë shenja të përsëritjes së kancerit të gjirit gjatë një viti përpara se simptomat të shfaqen, janë tepër emocionuese”, tha Simon Vincent, drejtor i kërkimit te kjo qendër. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës