Ky McLaren F1 i shitur në fundjavë ka vendosur një rekord të ri për t'u bërë makina më e shtrenjtë e viteve 1990 që ka dalë ndonjëherë në ankand.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, versioni i vitit 1995 i super-makinës ikonike britanike - i cili ka vetëm 242 milje (390km) - siguroi një ofertë fituese prej 20,465,000 dollarë (17,4 milionë funte) në SHBA në fundjavë.


f1record01

Kështu, ai bëhet modeli më i shtrenjtë i viteve 1990 për t’u shitur në ankand.

E përshkruar si një shembull 'i jashtëzakonshëm kohor' i makinës rrugore McLaren F1 - nga të cilat vetëm 64 ishin bërë - dhe e përfunduar në një kombinim unik të ngjyrave, ajo mori një duartrokitje të mahnitshme nga dhoma e shitjeve në Pebble Beach në Kaliforni kur çekiçi përfundimisht ra pas një lufte të ashpër ofertash midis koleksionistëve.

f1record03

Madje, siç shkruajnë tutje mediat, oferta fituese tejkaloi shumë vlerësimin e para-shitjes, i cili parashikoi një shifër më afër 15 milionë dollarë.

f1record04

“Nëse ka një makinë të vetme që përfaqëson më së miri të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e automobilit, është McLaren F1”, thotë David Brynan, specialist i lartë në shtëpinë e ankandeve. /Telegrafi/