Keni dëgjuar për Viktor Gyokeres? Sulmuesi suedez po shënon gola për argëtim në futbollin evropian këtë vit.

Statistikat tregojnë se sulmuesi ka shënuar më shumë gola në 2024 se sulmuesit e tjerë të shumëpërfolur si Erling Haaland, Kylian Mbappe, Harry Kane, Cristiano Ronaldo e të tjerë.


Me 36 gola në vitin 2024, Gyokeres kryeson listën e golashënuesve të vitit 2024.

Gyokeres luan për Sportingun dhe kombëtaren suedeze. Ai tashmë ka kontribuar me 15 gola këtë sezon.

Tashmë lojtari është shumë i kërkuar në mesin e top klubeve evropiane, por që çmimi i tij ka kaluar të gjitha parashikimet.

Sipas asaj që raporton AS, Sportingu i Lisbonës kërkon më shumë se 100 milionë euro për të lejuar largimin e lojtarit. /Telegrafi/

telegrafi sport app