Një shije e re po vjen - Popeyes prezanton "Cheesy Crush Sandwich"

Popeyes Kosova po sjell një produkt të ri që pritet të zgjojë interes të madh te adhuruesit e ushqimit të shpejtë.
E pikërisht “Cheesy Crush Sandwich” i cili po vjen si një kombinim i pulës ikonike krokante me një shtresë djathi të shkrirë.
Popeyes njihet ndërkombëtarisht për pulën e tij ikonike, të marinuar për 12 orë sipas recetës origjinale amerikane, për teksturën krokante dhe shijen e veçantë që e dallon nga çdo tjetër, duke shtuar edhe djathë të shkrirë, sos dhe prandaj kjo recetë e dallueshme është baza mbi të cilën është ndërtuar edhe produkti i ri - Cheesy Crush Sandwich.
Pa shumë fjalë dhe pa zbuluar gjithçka, ajo që dihet është se bëhet fjalë për një kombinim që premton shije intensive dhe një përvojë ndryshe nga sanduiçët e zakonshëm.
Produkti i ri lansohet nesër, ndërsa përgjigjja e pyetjes “A ta kona djathin?” merret vetëm duke vizituar Popeyes Kosova në Prishtina Mall dhe duke e provuar Cheesy Crush Sandwich.











































