Hapja e negociatave me Bashkimin Evropian nuk është pak. Kjo, me të drejtë, është ngjarje e shënuar pas shumë premtimesh, por dhe zhgënjimesh. Një vlerësim real dhe jo për sadaka. Dhe, tani nuk ka të humbur dhe të fituar. Akoma më tej, s’ka pse ta ushqejmë atë, sidomos ndaj kundërshtarëve politikë apo dhe jo kundërshtarë. Kjo ngjarje, realisht është fitore që u takon të gjithë shqiptarëve. Pavarësisht qeverisë së sotme, askush nuk mund t’ia japë vetëm asaj kurorën. Sigurisht, ajo ka pjesën e vetë. Por, edhe qeveritë e mëparshme janë përballur me sfidat e njohura, duke punuar për këtë ditë, për realizimin e ëndrrës, që ajo të mos vritej, por të rritej pa eufori, me tërë kujdesin – integrimin evropian të vendit, rritjen e dinjitetit të tij.
Qindra punonjës të angazhuar për realizimin e kërkesave të Bashkimit Evropian, me besimin e bukur tek Evropa, madje, herë-herë duke e idealizuar atë, pa çka se qeveritë që kanë shkuar e kanë ardhur, disave prej tyre ua kanë lënë përkushtimin në udhë, për t’i zëvendësuar me militantë të vetë ndën kupolën e nëpërkëmbur të administratës ideologjike. Pra, jo për sy e faqe, por ky është kontributi i të tërëve, pavarësisht të qënurit në vijën e parë apo pasardhësen e saj. E rëndësishme, që ëndrra jonë merrte krahë.
Në këto çaste nuk mund të mos mendoj kolegët e mi diplomatë, ambasadorë, drejtues drejtorishë, specialistë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në përfaqësitë tona diplomatike në vende të ndryshme, që tërë puna e tyre në vend dhe sidomos në kontaktet e shumta me ndërkombëtarët të ndërtohej e tillë, për t’i shërbyer rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, që me punën e të gjithëve e ardhmja e vendit të bëhej dhe më e sigurt. Kështu, edhe në sektorët e tjerë, pavarësisht luhatjeve. Dhe kemi të drejtë të krenohemi.
Por, përse në Bruksel nuk i pamë përfaqësuesit e opozitës apo, mendoj, dhe ish ministra të jashtëm, si Paskal Milo, Besnik Mustafaj, Arta Dade, Ditmir Bushati? Për këta të fundit, nuk është fjala për garniturë, por për rolin tepër aktiv e të njohur që vazhdojnë të luajnë me punën konkrete të tyre në fushën e integrimit evropian të vendit. Ata kanë ç’të japin. Kur flasim ndërkohë për opozitën, nuk do të mjaftonte ajo që “nuk e dimë kush është ajo”(?!). Përfaqësues të saj i ke dhe në Komisionin e Jashtëm dhe të Integrimit në parlament e gjetkë. Rrugëtimi në Bashkimin Evropian nuk mund të të pranojë me kokën mënjanë ndaj njëri-tjetrit, ndaj njerëzve të tu, që s’mund t’u hashë hakun kurrsesi, meritat që u takojnë në vite, pavarësisht oshilacioneve të politikës. Edhe ata me punë nuk i janë ndarë ëndrrës së të gjithëve. Do të ishte një reflektim serioz për të dy palët, zhveshur nga egot e bezdisshme, sidomos nga ata që janë në pushtet. Dhe çdo spekullim ndaj njërit apo tjetrit do të binte poshtë, sidomos në këto ditë të shumëpritura. Nga ana tjetër, mesazhi i përcjellë nuk do të binte në vesh të shurdhër. Për mesazhe të tilla ka më shumë nevojë vendi, vetë e ardhmja e njerëzve tanë. Ato bëjnë që që të zvogëlohet e t’i ngushtohet hapësira rrethit vicioz të atyre komplekseve që shfaqen apo “flenë” për t’u rizgjuar. Mjedisi evropian, aq i dëshiruar për ne, nuk mund të pajtohet pa një marrëdhënie të qëndrueshme pozitë-opozitë, duke mos nëpërkëmbur njëra-tjetrën. Interesi, në fund të fundit është i njëjtë.
Pa eufori, rruga për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian sapo fillon. Për të qenë objektiv, sa më realist, rruga është e gjatë. Por dhe tepër e vështirë. Cicmicet nuk e ndihmojnë aspak këtë. Kriteret e anëtarësimit presin më shumë punë. Përshpejtimi i reformave, përballja me sfidat e njohura tashmë kërkojnë një mentalitet dhe veprim të ri. Përmbushja e tërë kapitujve në këtë rrugëtim do edhe një përkushtim më të madh. Kështu, demokracia, duke mbushur dhe ato të çara që vërehen, do të ndihet më mirë. Vetë rregullat e Bashkimit Evropian nuk mund t’i lënë asnjë lloj livadhisjeje informalitetit të padëshirueshëm në fusha më rëndësi jetike; në ekonomi, në drejtësi, kudo … Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, konsolidimi i shtetit ligjor, me një funksion të plotë të drejtësisë së re, etj, e bëjnë më të dukshme rrugën për në Bashkimin Evropian. Të gjitha këto nuk mund të arrihen, siç thuhet te ne, duke u thekur në diell apo duke pritur nga të tjerët. Anëtarësimi në BE kërkon më shumë punë, si alternativë absolute për të gjithë shqiptarët.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![Banorët thyejnë rregullat duke folur për nominime: Planifikojnë që nëse iu bie Kutia e Pandorës të nominojnë Gjestin, Eglin dhe Rozanën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/G9999999.jpg)
Banorët thyejnë rregullat duke folur për nominime: Planifikojnë që nëse iu bie Kutia e Pandorës të nominojnë Gjestin, Eglin dhe Rozanën
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/arbri-780x439.jpg)
"Babait i ra pika, më tha nuk ke përkrahje prej familjes", Arbër Bytyqi tregon se nuk ia miratuan dëshirën për t'u bërë grimer dhe u detyrua të studionte diçka tjetër
![Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_7773-e1738941768732-780x439.jpeg)
Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës
![U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/u-munduan.jpg)
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin
![Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-24-780x439.jpg)
Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër