Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka njoftuar se të dielën në orët e vona të mbrëmjes, qytetari M.TH rreth 51 vjeçar nga fshati Paldenicë I Hanit të Elezit, dorëzoi në stacionin policor në Han të Elezit një portofol që e kishte gjetur në këtë qytet.

“Në prezencën e tij dhe të zyrtarëve policorë, u konstatua se në portofol ndodheshin 615.12 euro, një zinxhir dore dhe dokumente personale. Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i L.L. Policia kontaktoi pronaren, e cila erdhi në stacion për ta marrë portofolin. Dokumentet dhe paratë iu kthyen me procesverbal”, thuhet në njoftim.


Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin M. Th, duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare./Telegrafi/