Një person ka marrë lëndime trupore sot rreth orës 09:00 pasi dyshohet se është therë nga një mjet i mprehtë në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.


Sipas saj, policia ka nisur një hetim me rrethanat e këtij rasti të cilin e ka cilësuar si “lëndim i rëndë trupor”.

“Sot rreth orës 09:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti i cili është cilësuar si lëndim i rëndë trupor”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/