Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj.

Rasti ka ndodhur në lagjen "Veternik" në Prishtinë, të enjten në 02:15.


Viktima është duke u trajtuar në QKUK dhe gjendja e saj është stabile. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim