Një nuancë mes verës dhe vjeshtës: ngjyra që do të dominojë sezonin e ri

Çdo sezon sjell trende të reja në botën e bukurisë, por këtë herë veçanërisht bie në sy një nuancë me emër tërheqës: “biscotti blonde”
Fjala është për një ngjyrë që bashkon në mënyrën më elegante tonet e ndryshme të flokëve, duke mbetur brenda kategorisë së biondes klasike, por me një kthesë moderne.
Kjo nuancë është bërë shpejt e preferuara e yjeve të famshëm. Aktorja Margot Robbie është përfaqësuesja më e njohur e këtij trendi, ndërsa ndër adhurueset e saj gjenden edhe Sydney Sweeney, Gigi Hadid dhe Rosie Huntington-Whiteley.
“Biscotti blonde” është një ngjyrë e pasur me dimensione, që sjell një efekt kremoz dhe shumë natyral. E përshkruajnë si një nuancë kalimtare ideale, ruan shkëlqimin e fijeve verore, por njëkohësisht i zbut duke i përshtatur me tonet e ngrohta të vjeshtës. Rezultati është një dukje moderne, por njëkohësisht edhe e përjetshme, transmeton Telegrafi.
Pse është kaq e veçantë? Sepse kjo ngjyrë nuk është monotone: karakterizohet nga rrënjë më të errëta që kalojnë butësisht në tone më të çelëta. Kjo teknikë redukton nevojën për vizita të shpeshta te parukieri, prandaj shpesh quhet “luks i pakërkuar”, pjesë e kategorisë së famshme “low maintenance”, që vazhdon të bëjë bujë në TikTok.
Për ata që duan një pamje natyrale, por me prekje luksoze, “biscotti blonde” është zgjedhja perfekte. Jo vetëm që përshtatet lehtësisht me modele të ndryshme flokësh, por është edhe një nga ngjyrat më të dëshiruara për vjeshtën 2025.
/Telegrafi/











































