Sipas statistikave palestineze, rreth një në çdo 100 njerëz në Gaza është vrarë që nga shpërthimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor.
Ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramallah njoftoi në përditësimin e saj të radhës të hënën se të paktën 22,835 njerëz janë vrarë në enklavën e rrethuar që nga fillimi i luftës.
Ky numër marramendës i vdekjeve do të thotë se 1% e popullsisë totale të enklavës prej 2.27 milionë banorësh të paraluftës tani është zhdukur, përcjell Telegrafi.
Sipas ministrisë, 58,416 persona të tjerë janë plagosur, që do të thotë se më shumë se një në 40 banorë të Gazës janë plagosur tani në konflikt.
Ministria gjeneron të dhënat e saj nga spitalet në Rripin e Gazës të kontrolluar nga Hamasi.
Muajin e kaluar, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se besonin se kishin vrarë dy civilë palestinezë për çdo militant të Hamasit, një raport që një zëdhënës i IDF e përshkroi për CNN në atë kohë si “jashtëzakonisht pozitiv”.
Izraeli ka pohuar gjithashtu se më shumë se 8,000 nga të vdekurit janë militantë.
IDF filloi operacionin e saj në Gaza menjëherë pasi Hamasi nisi një sulm terrorist në jug të Izraelit më 7 tetor.
Militantët e saj vranë më shumë se 1200 njerëz, kryesisht civilë dhe rrëmbyen rreth 200 të tjerë. Disa nga pengjet që u morën në Gaza janë liruar nga Hamasi në këmbim të palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite.
Për më tepër, Ministria palestineze e Shëndetësisë ka thënë se më shumë se 5,300 nga të vdekurit janë gra dhe më shumë se 9,000 ishin fëmijë.
Dhe sipas UNICEF-it, me popullsinë e fëmijëve të Gazës para luftës në rreth 1.1 milion, kjo do të thotë se një në çdo rreth 120 fëmijë që jetonin në enklavë është vrarë.
Ndërkohë një statistikë e veçantë e lëshuar nga organizata ndërkombëtare Save the Children tha se më shumë se 10 fëmijë mesatarisht kanë humbur një ose të dyja këmbët e tyre çdo ditë në Gaza që nga tetori.
Organizatat ndërkombëtare kanë paralajmëruar se kriza humanitare brenda Gazës tani është aq e thellë sa njerëzit rrezikojnë të vdesin nga uria.
Sipas Agjencisë së OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinë (UNRWA), 90% e banorëve të Gazës janë zhvendosur.
Fëmijët më të vegjël janë më të rrezikuar nga uria, sipas një deklarate të UNICEF-it muajin e kaluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Bashkimi Evropian me samit të jashtëzakonshëm lidhur me Ukrainën dhe sigurinë evropiane

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD – pasi Weidel thotë se duart e saj janë ‘zgjatur’ për t’u bashkuar me një qeveri

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri