Një ndërhyrje e rrallë ortopedike realizohet me sukses në United Hospital

Në United Hospital është realizuar me sukses një ndërhyrje e rrallë kirurgjikale në shpatull, përmes vendosjes së protezës Universe Reverse, një metodë moderne që përdoret në trajtimin e dëmtimeve të rënda të këtij nyji.
Operacioni u krye nga ortopedët traumatologë Dr. Imran Shaqiri dhe Dr. Arian Bujupi, duke shënuar një hap tjetër të rëndësishëm që po e bën United Hospital në trajtimin bashkëkohor të patologjive komplekse të shpatullës.
Bëhet fjalë për një procedurë që aplikohet në raste të përzgjedhura, kur strukturat natyrore të shpatullës janë dëmtuar rëndë dhe trajtimet e zakonshme nuk arrijnë të japin rezultat. Në këto situata, pacientët shpesh përballen me dhimbje të vazhdueshme dhe kufizim të lëvizjes së krahut, ndërsa vendosja e protezës Reverse mundëson stabilizimin e nyjit dhe përmirësimin e funksionit të shpatullës.
Ndërhyrja në United Hospital u realizua pas një planifikimi të detajuar dhe vlerësimit të plotë të gjendjes së pacientit. Falë teknikës moderne kirurgjikale dhe përvojës profesionale të ekipit mjekësor, operacioni u përmbyll me rezultat shumë të mirë, duke treguar rëndësinë e kombinimit të ekspertizës së mjekëve me standardet bashkëkohore të trajtimit.
Realizimi i ndërhyrjeve të tilla, të cilat konsiderohen ndër më të rrallat në kirurgjinë e shpatullës, dëshmon për zhvillimin e vazhdueshëm të shërbimeve ortopedike dhe nivelin e lartë të kujdesit shëndetësor që ofrohet në United Hospital.
Spitali vazhdon të ofrojë trajtim ortopedik të avancuar dhe të sigurt, duke vendosur pacientin në qendër të kujdesit dhe duke aplikuar metoda bashkëkohore të trajtimit për problemet komplekse të sistemit muskuloskeletor.
United Hospital - Kujdesi që ju meritoni!
Së bashku për një qëllim.
Për më shumë kontaktoni në:
Numri i telefonit: 038 60 70 70/ 046 60 70 70.
Adresa e spitalit: M2 Prishtinë-Ferizaj Km7, Prishtinë-Kosovë.

















































