LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për policin serb, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Një muaj paraburgim për policin serb, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special- gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.B për shkak të veprave penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283/1 të KPRK-së dhe Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422/2 të KPRK-së.

Në njoftim thuhet se, Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit R.B i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji., transmeton Telegrafi.

Aksion i policisë në veri, arrestohen dy persona të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
Lexo po ashtu Aksion i policisë në veri, arrestohen dy persona të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

“Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kushti kryesor për caktimin e paraburgimit, po ashtu është plotësuar kriteri nga neni 187 par.1 nën. par.1.2 pika 1.2.1. të KPRK-së, ngase ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes së të pandehurit me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe në këtë mënyrë do të pengonte rrjedhën e procedurës penale. Gjithashtu janë përmbushur edhe kriteret nga pika 1.2.2 të nenit 187 par.1 ngase bazuar në rrethanat konkrete të rastit ka arsye për të besuar se i pandehuri R.B po të gjendet në liri do të asgjësoj, fshehë apo ndryshojë ose falsifikoj provat e veprës penale, kjo ngase rrethanat e posaçme tregojnë se i pandehuri do të pengojnë rrjedhjen e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitar”, thuhet në njoftim.


Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori