LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për një person në Gjakovë, pasi shtiu në ajër me armë zjarri dhe plagosi një person

Një muaj paraburgim për një person në Gjakovë, pasi shtiu në ajër me armë zjarri dhe plagosi një person
Foto ilustruese

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj të pandehurit Z.P., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale lëndim i rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se “më 26 prill 2020 rreth orës 19:40, në fshatin Jahoc të Gjakovës, nga pakujdesia me armë i shkakton lëndim të rëndë trupor, me rrezik për jetë të dëmtuarit L. G., në atë mënyrë që përderisa i pandehuri së bashku me të dëmtuarin dhe dëshmitarin D. P., ndodheshin në zonë të pabanuar duke ecur, ndërsa i pandehuri posedonte armë, pushkë automatike AK-47, ndërkohë i njëjti gjuan në ajër, plumbi i shkrepur e godet të dëmtuarin i cili menjëherë dërgohet në spitalin rajonal të Gjakovës, e më pas në gjendje të rëndë dërgohet në QKUK ku i nënshtrohet operimit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore me rrezik për jetë”.

“Ndërsa, “me 18 maj 2020, pas bastisjes në shtëpinë e të pandehurit në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Gjakovës,janë gjetur dy armë automatike të tipit AK-47, një karikator me 15 fishekë, tre karikator me 76 fishekë dhe pushkë gjuetie e konfiskuar nga policia me dt. 27.04.2020”.


Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori