Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit Beqir Hoxha, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale fajde.
Në njoftim thuhet se Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës– Ajser Skenderi, ka caktuar masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 22.08.2023, dhe mund të zgjasë deri më datën 22.09.2023, ndaj të pandehurit B.H. (Beqir Hoxha vr. jonë), për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Fajdeja nga neni 331 par. 3 (Vepra penale, rezulton me humbje financiare më shumë se 25.000 Euro, ose nëse kryerësi ka realizuar dobi pasurore në shumë që tejkalon 25.000 Euro, kryerësi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet), të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ne vendimi thuhet se “Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:
I pandehuri B.H., nga muaji qershor 2016 deri më datë 22.08.2023, në Prizren, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarve F.S., dhe prindit të tij në atë mënyrë që pasi të dëmtuarit ishin në gjendje të rëndë financiare dhe i duheshin të holla për të investuar në biznesin individual familjar, fillimisht babai i të dëmtuarit, në muajin qershor të vitit 2016 merr nga i pandehuri B.H., shumën e të hollave në vlerë prej 6,000 euro, ku me rastin e dhënies së të hollave i pandehuri 600 euro i ndal në emër të kamatës mujore dhe e paralajmëron se për çdo vonesë duhet të paguaj nga 600 euro kamata mujore, i dëmtuari F.S., nga muaji qershor 2016 deri në muajin prill 2023, në emër të shumës së marrë nga babai i tij prej 6,000 euro vazhdon të paguaj nga 600 euro kamata mujore duke i dhënë në total të pandehurit shumën prej 49,200 (dyzet e nëntë mijë e dyqind) euro”.
“I gjendur në gjendje të rëndë ekonomike dhe duke mos arritur t’i paguaj shumat e kamatave, i dëmtuari F. më 18 shkurt 2018 merr nga i pandehuri B shumën e të hollave në vlerë prej 3,000 euro ndërsa në muajin mars nga i njëjti merr shumën e të hollave prej 2,000 euro, për të cilat paralajmërohet nga i pandehuri se për çdo vonesë duhet të paguaj nga 500 euro kamata mujore, i dëmtuari nga muaji mars 2018 deri në muajin janar 2023, në emër të shumës së marrë prej 5,000 euro vazhdon të paguaj nga 500 euro kamata mujore duke i dhënë të pandehurit shumën prej 29,000 (njëzetë e nëntë mijë) euro, në total i dëmtuari paguan në emër të kamatave për të pandehurin shumën prej 78,200 (shtatëdhjetë e tetë mijë e dyqind) euro, kur i dëmtuari nuk arrin t’ i paguaj kamatat, i pandehuri B.H., e paralajmëron se përveç borxhit bazë të marrë në fillim, duhet të paguaj nga 200 (dyqind) euro kamata ditore, me ç’ rast nga i dëmtuari më datë 22.08.2023, i pandehuri merr 12,800 (dymbëdhjetë mijë e dyqind) euro dhe arrestohet në flagrancë”, thuhet në vendimin e gjykatës me rastine shqiptimit të masës së paraburgimit, transmeton Telegrafi.
Më tej në vendim thuhet se “Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se hetimet në këtë çështje penale sapo kanë filluar, do të merren në pyetje dëshmitarët eventual, do të deklarohet para Prokurorisë i dëmtuari, i dyshuari, andaj me lënien në liri të të pandehurit i njëjti mund të ndikojë në rrjedhën normale të procedurës paraprake – hetimore, duke tentuar të fsheh apo falsifikojë provat e veprës penale, apo të ndikoj në dëshmitarë – dhe të dëmtuarit”.
“Nga të lartcekurat Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, duke marrë parasysh faktin se i pandehuri që një kohë të gjatë është duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit në emër të kamatës, dhe ka shfrytëzuar forma të frikësimit ndaj të dëmtuarit duke e kanosur dhe duke e vënë nën presion të shpeshtë”, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?