Një i mitur rrah një tjetër në Pejë, e bën për spital

Një i mitur pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një të mitur tjetër.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 15:00 në rrugën “Vrana Konti”, në Pejë.
Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“I dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (i mitur). Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, tutje në raport thuhet se me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/01/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































