Një i mitur godet me veturë një këmbësor në Pejë

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Një veturë ka goditur një këmbësor ditën e shtunë në Pejë.
Policia njofton se personi që ishte duke drejtuar veturën ka qenë një i mitur, transmeton Telegrafi.
"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që i njëjti duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës", theksohet në njoftim.
Policia bën të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/01/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































