Përpilimi i ligjit të ri për energjetikë është në fokus të sektorit ekonomik të Qeverisë. Me ligjin e ri, thonë, sigurohet konkurrencë në energjetikë dhe liri për qytetarët të zgjedhin nga cili furnizues do të furnizohen me energjense, ndërsa eliminohet edhe konflikti i interesave, si dhe kërcënimin për sanksione për vendin për shkak të moszbatimit të pakos së tretë energjetike të legjislacionit evropian.
Agjencia AIM bën të ditur se me ndryshimet e Ligjit eliminohet kërcënimin nga Këshilli i Ministrave për sanksione, sepse qeveria e mëparshme nuk iu përmbajt afatit deri më vitin 2016 ta implementojë paketën e tretë të energjisë, gjegjësisht ta liberalizojë tregun. Për shkak moszbatimit të obligimeve të ndërmarra nga Marrëveshja për vendosje të Bashkësisë Energjetike kundër vendit janë hapur dy procedura. E para për shkak të shkurtimit të së drejtës për të zgjedhur qytetarët , ndërsa e dyta për moszbatimin e paketës së tretë energjetike nga legjislacionit evropian. Me përgatitjen e ligjit të ri të energjetikës këto dy padi do të eliminohen.
Qeveria e re fitoi afat deri në fund të qershorit të vitit 2018 t’i miratojë ndryshimet e ligjit. Pritet së shpejti ligji ta kalojë procedurën qeveritare dhe të dërgohet në Parlament, ku, sipas paralajmërimeve, në procedurë të rregullt do të miratohet deri në mars. Pastaj ka një periudhë nëntë mujore për miratimin e të gjitha akteve nënligjore dhe nga fillimi i vitit 2019 duhet të ndiqet liberalizimi i plotë i sektorit të energjetikës në vend.
Me miratimin e ligjit të ri për energjetikë qytetarët do të kenë zgjidhje cilindo energjens ta fitojnë në tregun e lirë nga çdo furnizues në Maqedoni, ndërsa ata që nuk do të vendosin të dalin në tregun e tenderit publik, do të zgjidhet furnizues universal i cili do të ketë kontratë prej pesë vjetëve. Do të rregullohet vetëm përdorimi i infrastrukturës, gazpërçuesve, largpërçuesve dhe rrjetit shpërndarës.
Zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike Koço Angjushev thotë se projektligji i ri për energjetikën është rezultat i përvojës evropiane në energjetikë në 50 vitet e fundit dhe se do të parandalohet sërish të bëhen gabimet që janë bërë. Projektligji thekson, është përpiluar dhe harmonizuar me Bashkësinë Energjetike (BE) dhe me direktivat evropiane në fushën e energjetikës.
“Me ligjin e ri për energjetikë qytetarët do të kenë zgjedhje për cilindo energjens të furnizohen nga çdo furnizues që do të regjistrohet në vend, pa marr parasysh nëse bëhet fjalë naftë, gaz, energji elektrike apo çfarëdo energjensi tjetër. Ligji do të sigurojë konkurrencë më të madhe në furnizimin e të gjithë energjensëve, ndërsa me këtë edhe çmime më të ulëta dhe do ta parandalojë komoditetin në kompanitë energjetike të paraqesin shpenzime të cilat dikush do t’i pranojë, ndërsa do t’i paguajnë të gjithë qytetarët”, thotë Angjushev dhe specifikon se para se gjithash nuk ka komoditet në ELEM që do të duhet të punojnë në tregun e lirë dhe të jetë produktive dhe më shumë të prodhojë.
Ai thekson se me ndryshimet e ligjit do të tejkalohen interesat e kundërta në pjesën e gazit dhe energjisë elektrike dhe do të përmbushin të gjitha direktivat nga pakoja e tretë e BE-së.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi thotë se Maqedonia me e ndryshimeve të ligjin për energjetikë, do t’i anulojë dy paditë që i kishte për mos miratimin e ndryshimeve në vitin 2014, siç u urdhërua qeveria e mëparshme. Mosmiratimi, siç thekson ai, për vendin do të nënkuptonte pamundësinë për qasje dhe për përdorimin e fondeve evropiane IPA dhe IPARD.
“Me projektligjin e ri kemi arritur të sigurojmë harmonizim të legjislacionit kombëtar me paketën e tretë të masave energjetike të BE ndërsa me këtë i përmbushëm edhe obligimet e ndërmarra me Marrëveshjen e BE”, tha Bekteshi, duke shtuar se propozimi ofron zgjidhje evropiane në sektorin energjetikë dhe është plotësisht i harmonizuar me rregulloret e BE-së.
Me ligjin e ri për energjetikë, thonë nga Qeveria do të zgjidhet problemi me amvisëritë të cilat janë të shkyçura nga ngrohja qendrore në Shkup, ndërsa paguajnë paushall.
“Në aktet nënligjore për energjetikë që do të vendosen gjatë vitit 2018 janë paraparë zgjidhje specifike me të cilat në suaza të rregullores ligjore do të zgjidhet kjo situatë e trashëguar”, thonë nga Qeveria./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi