LAJMI I FUNDIT:

Sulmi terrorist ndaj Policë së Kosovës, një javë nga vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku

Sulmi terrorist ndaj Policë së Kosovës, një javë nga vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku

Një javë pas sulmeve terroriste ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, dy vendkalimet kufitare me Serbinë vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak u mbyllen pasi grupe të armatosura serbe hynë në Kosovë duke sulmuar Policinë me armë zjarri, transmeton Telegrafi.

Rreshteri Afrim Bunjaku u vra gjatë detyrës zyrtare rreth orës 03:00 të 24 shtatorit.


Pas vrasjes së policit, rreth 30 persona të armatosur rëndë dhe të maskuar u fshehën në Manastirin e fshatit Banjska të Zveçanit, për të vazhduar sërish me sulmet ndaj Policisë së Kosovës.

Varroset me ceremoni shtetërore polici Afrim Bunjaku
Lexo po ashtu Varroset me ceremoni shtetërore polici Afrim Bunjaku

Nga gjuajtjet me armë zjarri u vranë edhe tre sulmues serbë. Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës u dënua fuqishëm nga ndërkombëtarët.

Përgjegjësinë për organizimin e sulmit terrorist e mori nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Autoritet në Kosovë publikuan edhe fakte që ai ishte në mesin e terroristëve, një javë pas sulmit, situata në veri raportohet të jetë e qetë ndërsa në Zveçan u bë sekuestrimi i një numrit të madh të armëve, municionit e mjeteve tjera ushtarake. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori