Një helikopter ushtarak me tetë persona në bord rrëzohet në aeroportin e Somalisë

Një helikopter ushtarak ugandas me tetë persona në bord është rrëzuar në aeroportin kryesor ndërkombëtar në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, tha një zyrtar i aviacionit për BBC-në.
Agjencia shtetërore e lajmeve raportoi se një zjarr shpërtheu pasi helikopteri u rrëzua në Aeroportin Ndërkombëtar Aden Adde, por zjarri u vu nën kontroll shpejt nga shërbimet e emergjencës.
Pamjet video treguan re tymi që ngriheshin nga aeroporti, përcjell Telegrafi.
"Dëgjuam shpërthimin dhe pamë tym dhe flakë mbi një helikopter. Tymi e mbuloi tërësisht helikopterin", tha Farah Abdulle, një nga stafi i aeroportit, për agjencinë e lajmeve Reuters.
Shkaku i rrëzimit dhe shifrat e viktimave janë të paqarta.
Kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil Somalez, Ahmed Maalim, i tha BBC-së se helikopteri ishte rrëzuar në seksionin ushtarak të aeroportit pasi kishte fluturuar nga një bazë ajrore.
Ai tha se një hetim ishte duke u zhvilluar për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.
Trupat ugandase janë pjesë e një force të Bashkimit Afrikan (AU) që ndihmon qeverinë të luftojë grupin al-Shabab të lidhur me al-Kaedën, i cili ka zhvilluar një kryengritje brutale në Somali. /Telegrafi/

















































