Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar në Polici se është sulmuar dhe rrahur nga bashkëshorti.

Rasti ka ndodhur të enjten në Prishtinë, në ora 23:57.


Si pasojë e lëndimeve trupore viktima ka marrë tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/