LAJMI I FUNDIT:

Një grua në krye të Luvrit

Një grua në krye të Luvrit

Për herë të parë që nga krijimi i tij para 228 vjetësh, një ndër muzetë më të famshëm në botë do të drejtohet nga një grua: nga 54-vjeçarja Laurence des Cars.

Muzeu i Luvrit në Paris është një nga muzetë më të vizituar të botës dhe simbol i trashëgimisë kulturore jo vetëm në Francë.

Për pozicionin kishin aplikuar me një master plan disa kandidatë – ndër ta edhe drejtori aktual i Luvrit, Jean-Luc Martinez. Por, Laurence des Cars fitoi me dosjen e saj me titull “Louvre 2030”.


Drejtoresha e sapoemëruar synon të tërheq veçanërisht vizitorë të rinj. Për këtë ajo dëshiron që ndër të tjera të punojë me yje të famshëm për të rifreskuar imazhin e Luvrit dhe për të realizuar idenë e saj që Luvri të bëhet “plotësisht bashkëkohor”.

Laurence des Cars, me profesion historiane arti, e specializuar për artin e shekullit XIX dhe fillimin e shekullit XX, tha pas emërimit: “Duhet të hapemi kundrejt botës së sotme dhe në të njëjtën kohë të vazhdojmë të flasim për të kaluarën tonë.”

Laurence des Cars zëvendëson Jean-Luc Martinezin i cili e drejtoi muzeun e Luvrit për tetë vjet me radhë. Edhe Jean-Luc Martinez, i cili u emërua si drejtor në vitin 2013, shënoi një pikë kthese në historinë e këtij muzeu. Martinezi, me profesion arkeolog, ishte i pari person me origjinë nga klasa punëtore që u bë drejtor ku deri në atë kohë qe drejtuar vetëm nga historianë arti me origjinë nga shtesat e larta. /DW/