Me një fragment atraktiv nga klipi, Morena shënon suksesin e “Don mo”

Morena Taraku është protagonistja femër në videoklipin më të ri të Ledri Vulës, për këngën “Don mo”.
Reperi e lansoi projektin e ri muzikor pasditen e të martës dhe tashmë videoja muzikore është shikuar më shumë se një milion herë në YouTube.
Dhe për ta shënuar këtë sukses, Morena e ka shpërndarë një fragment të pëlqyer të klipit.

Ajo shfaqet duke bërë një ‘selfie’, ndërkohë që është e veshur me fustan të kuq, me pjesën e dekoltesë të hapur.
Theksojmë që xhirimet e videoklipit të këngës “Don mo” janë realizuar në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe nën regjinë e Valon Azirit.

Ledri Vula publikon këngën e re "Don Mo" - pjesë e klipit edhe Morena Taraku me paraqitje provokuese

Ndërsa kënga është realizim i producentit Big Bang dhe shtëpisë incizuese RedBox. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/05/2021
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































