LAJMI I FUNDIT:

Një fëmijë trevjeçar i sëmurë me kollë të mirë

Një fëmijë trevjeçar i sëmurë me kollë të mirë

Për një javë, gjegjësisht në periudhën prej 24 deri më 30 janar të këtij viti, është regjistruar një rast i ri me kollë të mirë. Bëhet fjalë për një fëmijë nga Probishtipi në moshën 3 vjet, i vaksinuar sipas moshës, e që ka lidhshmëri epidemiologjike me një të sëmurë tjetër nga po e njëjta familje, tregojnë të dhënat e raportit më të ri të Institutit të Shëndetit Publik për gjendjen me kollën e mirë.

Në periudhën e vitit 2024/25, deri dje janë regjistruar gjithsej 1.179 raste me kollë të mirë, prej të cilëve janë hospitalizuar 191 raste, prej të cilave pjesa më e madhe i takojnë grupmoshës prej 0-4 vjet (n=168, 88%), të cilët mesatarisht ishin hospitalizuar nga tetë ditë.

Numri më i madh i të sëmurëve është regjistruar në territorin e Shkupit (70,4%), ndërsa të infektuar janë regjistruar edhe në 22 qytete të tjera të vendit. Nga numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara, 746 raste (ose 63,3%) ishin të pa vaksinuar, të pavaksinuar plotësisht sipas moshës ose pa dëshmi të vaksinimit. Nga rastet që janë vaksinuar plotësisht (n=302), koha mesatare e kaluar nga doza e fundit e vaksinës deri në sëmundje ishte 13,7 vjet.


“Në territorin e qytetit të Shkupit po vijon epidemi. Siç deklarojnë ata, në dy muajt e fundit në vend janë regjistruar vetëm raste të izoluara me kollë të mirë. Incidenca më e lartë prej 265,1/100,000 banorë është regjistruar në Kratovë, e ndjekur nga Shkupi (136,7/100,000) dhe Kumanova (102,5/100,000). Numri më i madh i të sëmurëve i përket grupmoshës 0-4 vjeç (37%), dhe incidenca më e lartë është regjistruar në grupmoshën nën 1 vjeç dhe arrin në 1566.4/100.000 banorë”, theksojnë nga ISHP.

ISHP thekson në raport se nga 1.179 rastet e regjistruara, në laborator ishin konfirmuar 1.176.

Nga 18 janari i vitit 2024 deri më 23 janar të vitit 2025, në territorin e vendit janë dhënë gjithsej 96.114 doza të vaksinës e cila përmban komponentë kundër kollës së mirë.