LAJMI I FUNDIT:

Një fabrikë për prodhimin e djathit në rajonin e Pejës procedohet në prokurori, KRU “Hidrodrini” thotë se ka shfrytëzuar ilegalisht kanalizimin

Një fabrikë për prodhimin e djathit në rajonin e Pejës procedohet në prokurori, KRU “Hidrodrini” thotë se ka shfrytëzuar ilegalisht kanalizimin

KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se ka proceduar në Prokurori një fabrikë e cila merret me prodhimin e djathit në rajonin e Pejës, pasi që është faktuar se po shfrytëzon ilegalisht sistemin e kanalizimit të qytetit në zbrazjen e hirrës.

Siç thuhet në njoftim, fabrika ishte paralajmëruar edhe më herët nga KRU “Hidrodrini”, që të veprojë sipas rregullave dhe standardeve, transmeton Telegrafi.

“Fabrika në fjalë, është paralajmëruar paraprakisht për dyshimet e bazuara të KRU ‘Hidrodrini’ rreth kësaj çështje si dhe është udhëzuar që të veprojë konform rregullave dhe standardeve, duke realizuar zbarzjen e hirrës në Impiantin për Trajtimin e Ujërave të Ndotura (ITUN), mirëpo e njejta për disa kohë ka vepruar në kundërshtim me paralajmërimet dhe rregullat”, thuhet në njoftim.


Tutje, KRU “Hidrodrini” thotë se në momentin e kapjes dhe verifikimit me fakte në vendngjarje, nga Inspektorët Rajonal të Kompanisë, në rast është ftuar dhe ka proceduar dhe Policia e Kosovës, stacioni Pejë.

Rasti procedohet në organet e Prokurorisë. /Telegrafi/