Everest Organics në Indi tha të martën se kishte filluar prodhimin e përbërësit aktiv farmaceutik (API) për një version gjenerik të pilulës eksperimentale anti-virale të Merck & Co.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, prodhuesi indian i barnave i bashkohet edhe kompanisë Divi Laboratories Ltd për ilaçin eksperimental oral të Merck.


“Pas zhvillimit të suksesshëm të barnave të ndryshme kundër COVID-19 si Oseltamivir, Remdesivir... Everest Organics është në rrugën e saj të zgjerimit të portofolio-s”, tha Shefi ekzekutiv, Srikakarlapudi Sirisha.

Merck tha të hënën se kishte kërkuar për ilaçin e saj, autorizim për përdorim emergjent nga rregullatori i SHBA-së, duke e vënë në rrugën e duhur për ta bërë ilaçin e parë oral për përdorim kundër COVID-19. /Telegrafi/