LAJMI I FUNDIT:

Një ditë pas tragjedisë në Himarë, plazhi i braktisur – vetëm një kukull shihet te shezllonet

Një ditë pas tragjedisë në Himarë, plazhi i braktisur – vetëm një kukull shihet te shezllonet

Një kukull, një tufë lule, dhe rrobat e familjarëve ende në shezllon. Është kjo panorama e trishtë që vjen nga plazhi i Potamit, aty ku një ditë më parë një 7-vjeçare u godit për vdekje teksa lahej në breg të detit nga një gomone. Fotot janë publikuar nga gazetarja Esmeralda Keta e cila mesditën e djeshme ishte dëshmitare e ngjarjes së rëndë.

“Mëngjes i trishtë sot në Potam… Një kukull që pret vajzën e vogël të luajë me të, një lule për lulejetën e re që nuk e mbrojtëm dot, rrobat e familjarëve ende mbi shezlong dhe plazhi krejtësisht i braktisur… Ikën të gjithë, ikën të shpëtojnë fëmijët e tyre, sepse nuk ditëm t’u krijojmë një vend të sigurte. Sot të gjithë jemi fajtorë, e pafajshmja u bë engjëll”, shkruan ajo në një postim në “Facebook”.


Si ndodhi tragjedia në Potam?

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth mesditës, kur Arjan Tase përplasi me gomone vogëlushen përpara prindërve të saj. Goditja ishte aq e fortë, sa 7-vjeçarja ndërroi jetë në vend, ajo u copëtua nga helikat e gomones që eci mbrapsht drejt bregut.

Qindra pushues të irrituar nga ngjarja sulmuan verbalisht Arjan Tasen, me detyrë Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Elbasan. Efektivët e policisë arrestuan kolegun e tyre dhe e shoqëruan atë në komisariatin e policisë Himarë.

Ndërsa drejtori i përgjithshëm i policisë së Shtetit, Gledis Nano përjashtoi nga radhët e uniformave blu të Arjan Tases si dhe pezulloi nga detyra Drejtorin e Kufirit dhe Migracionit Vlorë, Shpëtim Hasanalia.

Kjo ndoshta ishte një ngjarje e paralajmëruar, pasi këtë verë janë shënuar disa incidente të ngjashme, për fat pa viktimat. Por gjithsesi, autoritet nuk e prishën terezinë dhe lejuan mjetet lundruese t’i afrohen bregut, edhe pse është e ndaluar me ligj.

Ligji parashikon që mjetet motorike të lundrojnë jo më pak se 300 metra nga bregu. Në rastin e Potamit, ligji nuk është respektuar, sepse gomonia i mori jetën vajzës së mitur vetëm pak metra nga bregut dhe në pamje shihet se mes çadrave të pushuesve, është stacioni nga ku administrohen gomonet dhe motorrët e ujit.

Policia si rregull ka detyrimin ta ndalojë këtë shkelje. Por shkelja mbi shkelje është se këtë e bëri pikërisht një polic, që kishte hequr uniformën përkohëshit për pushime. Ai i hipi gomones që duhet ta bllokonte dhe i mori jetën një 7-vjeçareje, që po lahej pak metra nga shezlongu i prindërve./TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Kalo në kategori