Site icon Telegrafi

Një delegacion turk për vizitë në ‘Postat e Maqedonisë’ për shërbimin ‘tregtia elektronike’

Një delegacion i Postës turke, i udhëhequr nga drejtori i Sektorit për marrëdhënie ndërkombëtare Xhandan Shenjuz sot është për vizitë në ‘Postat e Maqedonisë’ me qëllim që të fillojë me sjelljen e shërbimit ‘tregtia elektronike’, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Drejtori i përgjithshëm të Postës së Maqedonisë, Faadis Rexhepi, me të cilin biseduan për implementimin e këtij shërbimi, ndërsa gjatë ditës së sotme do të kenë edhe disa mbledhje me përfaqësuesit e shërbimeve të ‘Postës së Maqedonisë’.

Vizita e delegacionit turk vijon pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim mes drejtorit të përgjithshëm të Postës së Maqedonisë, Faadis Rexhepi dhe drejtorit të përgjithshëm të Postës së Turqisë, Kenan B., në Stamboll në tetor të vitit 2016. Qëllimi i Memorandumit është zhvillimi i tregtisë elektronike, cilësia e shërbimit, shërbimet financiare-postare, këmbimi i informatave dhe formimi i grupeve projektuese mes dy drejtorive postare. /Telegrafi/

Exit mobile version