Deputetë të pozitës dhe opozitës ndonëse me qëndrime të kundërta, i bashkojnë dasmat dhe ahengjet.

Kështu një dasmë në Ferizaj ka bërë bashkë kryeministrin në dorëheqje Ramush Haradinaj, deputetin e LVV-së, Rexhep Selimin, dhe Milaim Zekën nga Partia Euroatlantike e Kosovës.


Këtë e ka bërë të ditur Milaim Zeka  i cili ka postuar disa fotografi në llogarinë e tij në Facebook.

Zeka ka shkruar se edhe kryeministri në dorëheqje relaksohet me ta.

"Në darsëm te baci Ekrem, në Ferizaj. Të gjithë jemi ba bashkë, pozitë e opozitë. Edhe kryeministri po relaksohet bashke me ne.

67231644 902984600063584 8588700845464354816 n

Ai madje në disa fotografi të postuara shihet teksa bisedon me kryeministrin në dorëheqje Ramush Haradinaj, duke shkruar në mbishkrim se po i bënë ftesë Haradinaj për koalicion.

67313948 903002130061831 2628932937667575808 n

"Kryeministri po më bënë ftesë për koalicion. Ma mirë po i them me ardhë ai ne PEK! Nuk di për te tjerët, po unë dhe familja ime jemi gëzuar qe u kthy nga Haga", ka shkruar Zeka./Telegrafi/