Një vajzë 15-vjeçare ka gjetur vdekjen dhe disa njerëz të tjerë besohen të zhdukur pasi një urë është shembur në Francën jug-perëndimore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjithashtu disa automjete ranë në lumin Tarn në veri të Toulouse kur ura afër fshatit Mirepoix-sur-Tarn u shemb rreth orës 08:00.


Siç bëhet e ditur tutje, katër persona u shpëtuan dhe autoritetet ende janë në kërkim për të tjerë – ndërsa rreth shkakut të ngjarjes është filluar një hetim.

Mediat kishin bërë të ditur se të paktën 60 persona të shërbimeve të urgjencës u vendosën në vendin e ngjarjes.

Të paktën një kamion, një makinë dhe potencialisht një furgon u kapën në katastrofë. Si pasojë ende është duke u kërkuar shoferi i kamionit.

Dëshmitarët i kanë thënë BBC-së se një autobus shkollor kaloi më pak se një minutë para se të shembet struktura. /Telegrafi/